S’është “Barbi” është Luana, paraqitja që la të gjithë pa frymë

Ylli shqiptar Luana Vjollca ka elektrizuar skenën e Ferma VIP me një pamje që mori vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja u shfaq e veshur mbrëmë me një fustan rozë, të denjë për një “Barbi” moderne e elegante, glamuroze dhe totalisht në stilin e saj unik, shkruan Indeksonline.
Fustani me prerje elegante dhe ngjyrë rozë theksoi linjat e saj dhe u shoqërua nga një grim e flokë të kapura, duke e kthyer Luanën në yllin absolut të mbrëmjes.
Pamja e saj bëri bujë menjëherë në rrjete sociale, ku fansat shpërthyen me komente dhe komplimente.
Luana vazhdon të tregojë se jo vetëm di të moderojë me klasë, por edhe të vendosë standarde të reja në stilin televiziv shqiptar./Indeksonline/
