75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 08 Prill 2025 / AR

Aktori ndan diagnozën shëndetësore me ndjekësit pas 2 vitesh heshtje

Ylli i “Saturday Night Live” i cili vazhdon të jetë anëtari më i gjatë i kastit të serialit në 22 sezone, zbuloi se më shumë se dy vite më parë vuante nga refluksi. Këtë gjendje ai e ka mbajtur plotësisht për vete duke mos e ndarë me asnjë nga ndjekësit e tij.

Shëndeti i tij u rëndua për shkak të asaj gjendjeje derisa ai u bind të kërkonte ndihmë.

Për People aktori u shpreh se: “Zëri po fillonte të më ngjirej, kisha netë të gjata të dhimbshme dhe pa gjumë për shkak të gogësitjeve të pafundme. Por sido që të shkonte unë mendoja se ishte një situatë që do kalonte shpejtë, por ajo sa vinte e përkeqësohej”.

“Isha në një gjendje ku merrja ndonjë medikament për ta qetësuar por erdhi një pikë që ajo nuk po funksiononte më. Aty kuptova se më duhej patjetër të flisja me një mjek që më diagnostikoi me sëmundjen e refluksit gastroezofageal (GERD), u shpreh 46 vjeçari.