75 Mall Live Search
20:07 / E Martë, 08 Prill 2025 / Gj. Sh

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll mëson kundërshtarët e Kampionatit Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët e Kampionatit Botëror.

Shorti për Botërorin e 11-të për të rinj në hendboll është tërhequr të martën mbrëma në Kajro të Egjiptit. Pikërisht në Kajro mbahet Kampionati Botëror i 19-vjeçarëve, prej 6 deri më 17 gusht.

Shorti ka përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në grup të vështirë me Hungarinë, Zvicrën e Marokun.

Kombëtarja jonë është në Grupin B.

Është hera e treta që ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll paraqiten në Botëror.

Fillimisht u paraqit Kombëtarja U21 e hendbollistëve e më pas Kombëtarja U18 e hendbollisteve.

Në ceremoninë e shortit ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa.