Policia: Katër persona mbetën të lënduar nga aksidenti në Dobrushë të Istogut

IndeksOnline më parë raportoi për një aksident në fshatin Dobrushë të Istogut.
Si pasojë e këtij aksidenti 4 persona kanë mbetur të lënduar.
Kështu tha për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Janë të lënduar lehtë dhe nuk janë në rrezik. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e trafikut”, deklaroi ai.