75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / L K

Sharapova shfaqet në publik si rrallë herë, krah legjendës së NBA-së

Një nga sportistet më të bukura në botë, ish-tenistja ruse, Maria Sharapova, (nuk shfaqet shpesh në publik, por kur del, kujdeset që të gjithë ta mbajnë mend.

Tenistja ruse u shfaq gjatë ceremonisë në Hollywood Walk of Fame ndërsa krah tij ishte legjenda e NBA-së, Magic Johnson.

Përkatësisht, Sharapova është e gjatë 188 centimetra, ndërsa legjenda e Lakersave 205 centimetra.

Bukuroshja ruse është shfaqur me një fustan të gjatë dhe këpucë me taka të larta.

Kujtojmë që prej kohësh atletja e njohur jeton në SHBA dhe u bë nënë më 1 korrik 2022, duke sjellë në jetë djalin Theodore , të cilin e kishte me të fejuarin e saj, milionerin britanik Alexander Gilks./Indeksonline/