A ju çahen vezët gjatë zierjes? Një truk i thjeshtë e eliminon çarjen tërësisht

Ky truk i vogël i kuzhinës mund të bëjë një ndryshim të madh gjatë zierjes së vezëve. Para së gjithash, duhet të dini se plasaritja e vezëve ndikohet nga temperatura , hapësira në tenxhere dhe cilësia e lëvozhgës.
Vezët e bardha, për shembull, kanë lëvozhgë më të hollë dhe më delikate se vezët kafe. Përveç kësaj, është e rëndësishme që vezët të mos vendosen shumë fort në tenxhere dhe të gatuhen në temperaturë mesatare, shkruan Indeksonline.

Një limon i zakonshëm mund të luajë një rol kyç në ruajtjen e vezëve gjatë gatimit. Lëngu i limonit, i pasur me acide natyrale, ka aftësinë të zbusë pak lëvozhgën dhe gjithashtu të forcojë të bardhën e vezës. Nëse lëvozhga plasaritet aksidentalisht, lëngu i limonit do të ndihmojë në mbajtjen e të bardhës së vezës brenda.
Vendosni vezët në një tenxhere dhe shtoni ujë të ftohtë që t’i mbulojë plotësisht. Hidhni 2 deri në 3 lugë gjelle lëng limoni të saposhtrydhur. Vendoseni tenxheren mbi nxehtësinë mesatare dhe ziejini vezët si zakonisht – varësisht nëse ju pëlqejnë të ziera të buta apo të ziera fort. Kur të jenë mbaruar, i kaloni në ujë të ftohtë për të ndaluar zierjen e mëtejshme dhe për ta bërë më të lehtë qërimin./Indeksonline/