Lojtari i klubit të La Ligës akuzohet për sulm seksual

Lojtari i La Ligës është duke u hetuar nga policia spanjolle ku akuzohet për sulm seksual.
Álvaro Aguado, një lojtar i Espanyolit, është duke u hetuar, sipas gazetës El País, për një sulm seksual të dyshuar ndaj një punonjëse të klubit në klubin e natës Opium në Barcelonë.

Ngjarjet, sipas kësaj gazete, kanë ndodhur në qershor të vitit të kaluar, në vitin 2024 , në festën e ngritjes në La Liga. Viktima nuk e ka bërë kallëzimin menjëherë, por e ka bërë disa muaj më vonë.
Gjykata e 13-të e Barcelonës po mban të hapur një çështje për sulm seksual kundër Aguados, i cili është thirrur për të dëshmuar në mes të majit si i dyshuar./IndeksOnline/