Tarifat e Trumpit, BE: Ne duam të negociojmë, duam të flasim

Zëdhënësi i BE-së, Olof Gill, u tha gazetarëve në Bruksel se “ne duam të negociojmë, duam të flasim” për çështjen e tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, e që aktualisht u pezulluan.
“Ne nuk do të ofrojmë ndonjë detaj më të madh në këtë pikë për atë që nuk po u themi amerikanëve përtej asaj që kemi thënë tashmë. Ne duam të negociojmë, duam të flasim”.
“Ne vlerësojmë që ju keni pauzuar në të ashtuquajturat tarifa reciproke dhe ne, nga ana tjetër, po ndalojmë tani kundërmasat tona të propozuara, në mënyrë që të kemi hapësirën maksimale për t’u konsultuar me shtetet tona anëtare, për t’u konsultuar me industrinë tonë dhe për të negociuar me SHBA-në”.
“Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje”, shtoi ai, shkruan “The Guardian”.
Bashkimi Europian sot njoftoi se ka pezulluar tarifat e reja ndaj SHBA-së për 90 ditë, për të lënë kohë për negociata me Donald Trumpin.
Kjo pason vendimin e Trumpit mbrëmë për të ulur tarifat ndaj vendeve që nuk ishin hakmarrë ndaj valës së tij të parë të taksave tregtare, në 10% dhe për të pezulluar ato për 90 ditë.