75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Gj. Sh

”Dramë” në fundin e ndeshjes, Lyon dhe Manchester United ndahen me barazim

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë mes Lyonit dhe Manchester United, e vlefshme për çerekfinalen e Europa League.

Rezultati përfundimtat në stadiumin ”Parc Olympique Lyonnais”, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Thiago Almeida e kaloi Lyonin në epërsi, me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, në minutën e 26-të.

Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Leny Yoro, në 45+5.

Manchester United arriti ta përmbys rezultatin me golin e Joshua Zirkzee, në minutën e 88-të.

“Drama” vazhdoi edhe në minutat e mbetura, ky Lyon arriti ta barazonte rezultatin, me golin e Rayan Cherki në 90+5.

Me këtë rezultat mbetet e hapur lufta se cila skuadër do të kaloj në gjysëmfinale, e kjo do të mësohet në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet javën e ardhshme në ”Pld Trafford”./IndeksOnline/