75 Mall Live Search
16:30 / E Premte, 11 Prill 2025 / MSH

E rëndë: Një person dyshohet se ka rënë nga një objekt në Prishtinë

Një person dyshohet të ketë rënë nga një objekt në Prishtinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur çaste më parë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.

Viktima, afro 26 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./IndeksOnline/