Pas Salah, Liverpuli arrin marëveshje për vazhdimin e kontratës edhe me Virgil van Dijk

Një lajm tjetër i mirë për tifozët e Liverpulit, ku pas zyrtarizimit të kontratës së re të Salah, tani është radha e Virgil van Dijk.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi holandez tashmë ka arritur marrëveshje për kontratën e re, shkruan IndeksOnline.
Ai do të nënshkruaj edhe për dy vite të tjera, kontratë e cila skadon me 30 qershor 2027.
Sipas tij, skuadara e Liverpulit dhe agjentët e lojtarit tashmë kanë nënshkruar dokumentët për marrëveshjen e arritur, derisa zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë./IndeksOnline/