Prishtina po këndellet, shkon në pushim me epërsi ndaj Suharekës

Skuadra e Prishtinës si duket ka filluar të këndellet me trajnerin Arsim Thaqi.
Pas fitores në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Kosovës ndaj Dritës, Prishtina është në epërsi ndaj Suharekës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë në stadiumin e qytetit të Suharekës, u mbyll me rezultat 0-1.
Golashenues ishte kapiteni Ardian Limani, i cili shënoi me kokë në minutën e 39-të./IndeksOnline/