Nottingham pëson humbje në sekondat e fundit ndaj Evertonit, rrezikon vendin që çon në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Evertonit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Doucoure në sekondat e fundit, shkruan Indeksonline
Notts vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 57 pikë, por kjo humbje e vë në rrezik të humbjes së pozitave që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Ata janë vetëm katër pikë larg pozitës 6/7 (Chelsea dhe Newcastle United) që kanë nga 53 pikë.
Kurse Evertoni pas një kohë të gjatë arrin fitore në Premier League dhe tani shkon në kuotën e 35 pikëve./Indeksonline/
🚨🏴 GOAL | Nottingham Forest 0-1 Everton | Doucoure
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 12, 2025
DOUCOURE WINS IT IN THE 94TH MINUTE FOR EVERTON !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/jH9Fx4ejKN