75 Mall Live Search
20:41 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

“Goditje kuqezi”, Roberto Bakaj fiton me nokaut

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka shënuar fitore të madhe ndaj Jose Gabriel Yanez.

Bakaj qysh në raundin e dytë e nokautoi kundërshtarin e tij, shkruan Indeksonline

Pikërisht raundi i dytë ishte vendimtar, sepse Bakaj e rrëzoi në parket kundërshtarin e tij dy herë.

Ky meç u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.

Bakaj vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. 30-vjeçari ka 14 meçe dhe të gjitha fitore, të gjitha me nokaut./Indeksonline/