75 Mall Live Search
21:14 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Vëllaznimi mposht Prishtinën, gjysmëfinalisti përcaktohet në kryeqytet

Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi e ka mposhtur Prishtinën në çerekfinalen e dytë të play-offit në Superligën e Kosovës, duke barazuar serinë në 1:1.

Në “Shani Nushi”, kuqezinjtë fituan me shifrat 90-73, shkruan Indeksonline

No description available.

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Hellems i Vëllaznimit me 37 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Kurse te Prishtina më i miri në fushë ishte Davis me 17 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Gjysmëfinalisti përcaktohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në javën e ardhshme./Indeksonline/

No description available.