75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 13 Prill 2025 / Gj. Sh

Sot mbyllet java e 28-të e Superligës, zhvillohen dy ndeshje interesante

Sot mbyllet java e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”Liman Gegaj” në Malishevë, skuadra e Malishevës do të jetë nikoqire e Dritës.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku do të kërkojnë tre pikët.

Drita është lidere e tabelës me 60 pikq, ndërsa Malisheva renditet e treta me 44 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Gjilanit dhe Llapit

“Skifterat” kanë 38 pikë dhe renditen në vendin e pestë, ndërsa Llapi me 30 po lufton për mbijetesë, duke u renditur në vendin e nëntë me 30 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/