75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 13 Prill 2025 / FR

Katër të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se si pasojë i aksidentit kanë pësuar lëndime shoferi dhe tre pasagjerët.

“Vetaksident e përfshirë një veturë i shkaktuar në  rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë  segmenti rrugor në  fshatin Shupkovc, si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/