75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 13 Prill 2025 / G T

Newcastle United futet në top-katër, e mposht lehtë Manchester Unitedin

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Manchester Unitedit me rezultatin 4:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Sandro Tonali ishte i pari që shënoi gol në këtë takim në minutën e 24’të, shkruan Indeksonline

Sulmuesi argjentinas, Garnacho shënoi për 1:1 në minutën e 37’të.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Newcastle Unitedit.

Barnes ishte në formë të mirë sot, duke shënuar dy gola.

Kurse të fundit e realizoi Bruno Guimaraes.

Me këtë fitore, Newcastle Unitedshkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e 4-të, plus me një ndeshje më pak.

Kurse Manchester Unitedi në pozitën e 14-të me vetëm 38 pikë./Indeksonline/