75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 13 Prill 2025 / G T

Paqe në derbin “della Capitale”, Lazio dhe Roma ndajnë pikët

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Lazios dhe Romës, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Në stadiumin “Olimpico” ndeshja u mbyll me shifrat 1:1, shkruan Indeksonline

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Romagnoli në minutën e 47’të dhe më pas Soule në minutën e 69’të.

Lazio me këtë pikë shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Roma me 54 pikë në pozitën e 7-të./Indeksonline/