75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 14 Prill 2025 / S Z

Regjistrohen deputetët e Listës Serbe, arrin Igor Simiq

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës po vazhdon regjistrimi i deputetëve të rinj. Sot do të regjistrohen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma-s dhe të minoriteteve.

Por në mëngjes kuvendit ia kanë mësyrë për regjistrim deputetët e Listes Serbe. Nënkryetari i Listes Serbe Igor Simiq, është ai që menjeherë pasi ka filluar regjistrimi është parë teksa ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, për t’u regjistruar si deputet i legjislaturës së nëntë.

Ndryshe javën që shkoi janë regjistruar deputetetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërkaq seanca për konstituimin e kuvendit, do të mbahet nesër./Indeksonline/