75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 14 Prill 2025 / k.v

Ndërron jetë veprimtari, Nuredin Gubetini, ishte dekoruar nga Thaçi me “Urdhërin e Lirisë”

Ka ndërruar jetë, veterani i arsimit nga Vushtrria, Nuredin Gubetini.

Ai ishte dekoruar nga ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me dekoratën “Urdhëri i Lirisë”.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur, djali i tij, Shqiptar Gubetini.

I ndjeri do të mbahet mend për kontributin e tij dhe veprimtarinë në shërbim të kombit.