75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 14 Prill 2025 / AR

“Mezi mbajta lotët kur doli Gerta”, Aldo: Laerti i ka shkuar fytyrë më fytyrë…

Mëngjesin e sotëm ishin të ftuar në studion e “Wake Up”, Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku. Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4” kanë komentuar më shumë mbi ngjarjet që ndodhën gjatë prime-t të kaluar, në gjysmëfinale. 

Pjesë nga intervista:

Si e pritët daljen e Gertës?

Aldo: Ne ishim të gjithë të zhgënjyer. Mezi mbajta lotët kur doli. E di sa ka luftuar, e ka nisur e para luftën dhe ishte shumë zhgënjyese. Nisi një ngushtim që kur u vendos se do ishin 4 finalistë, jo 5. E di çfarë impakti dhe presioni ishte për secilin kjo. Por dinamika ndryshon çdo javë.

Shkëlzeni: Gerta tregoi qytetari, vlera. Ra në nominim me disa personazhe që kanë pasur dinamika më shumë se Gerta.

Si e patë përzgjedhjen e katër finalistëve?

Shkëlzeni: Do ndërroja Laertin me Gertën. Diferencën e bën audienca, sa të dashur janë për publikun. Për Rozanën kam dyshimet e mia që është ajo natyrë. Është e frikshme të duash atë personazh.

Aldo: Për Laertin nuk kishte hapësirë aty. Flitet që është i vetëpërmbajtur dhe inteligjent, por nuk ka qenë i vetëpërmbajtur. I ka shkuar Gertës dhe Valbonës fytyrë më fytyrë. Unë Eglin e kisha zgjedhur për finaliste, por nëse do ishin 5. Duhet të ishte krijuar vend për Gertën.