75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 15 Prill 2025 / mp

Policia njofton për zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë që nga 13 prilli

Dy persona raportohet se janë zhdukur që nga 13 prilli.

Policia njofton se personat e zhdukur janë  nga Fushë-Kosova.

“Fushë-Kosovë 13.04.2025 – 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”.

“Fushë-Kosovë 13.04.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.