75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 15 Prill 2025 / mp

KFOR-i ushtron me armë të vërteta në Gollak për të ruajtur gatishmërinë operacionale

Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), që vepron në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, ka zhvilluar ushtrime të rregullta me armë të vërteta në zonën e Gollakut, për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë operacionale.

Këto ushtrime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“KFOR-i vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit – EULEX”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.