75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 15 Prill 2025 / AR

Loredana po vuan për Jozin?

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte një festë e paharrueshme! Dasma e Eglit dhe Gjestit në BB VIP Albania mblodhi yjet por një emër që mori gjithë vëmendjen ishte Loredana, e cila jo vetëm që u shfaq në event, por bëri edhe një deklaratë zemre që ka trazuar rrjetin!

Pas pjesëmarrjes në dasmë, ajo  publikoi një postim të gjatë në Instagram, ku shpërtheu me ndjenja falënderimi dhe reflektimi. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për familjen e Top Channel-it, duke nisur nga drejtuesit e deri te çdo punonjës që punoi ditë e natë për të realizuar këtë spektakël.

“Ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë,” – shkruan ajo, teksa rrëfen se BB VIP e ka rritur emocionalisht dhe shpirtërisht.

Me sinqeritet, Loredana falënderoi publikun për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë jashtë shtëpisë.

Por ajo që ka bërë bujë të madhe është zgjedhja e saj për të marrë pjesë në dasmë, që për shumë u pa si një deklaratë e qartë: ajo ka zgjedhur anën e Gjestit, duke hequr dorë nga Jozi pas incidentit të bujshëm mes tyre.

“Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni” – shkruan ajo, duke nënkuptuar se pas çdo gjesti të saj qëndron një vendim i menduar.

Një gjë është e sigurt – Lori nuk ndalet dhe premton se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj!