75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / AR

“Time” publikon listën e njerëzve më me ndikim të showbizit

Time Magazine ka publikuar listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

Në kopertinë, ata shfaqën aktoren Demi Moore si një prej tyre, transmeton Indeksonline.

“Ajo është një person që ka kaluar disa herë në ferr dhe ka zhvilluar një mënyrë për të kuptuar botën që i lejon asaj të marrë goditjet me qetësi. Filozofia e saj është që të gjitha ngjarjet e jetës të ndodhin për ne, jo kundër nesh”, shpjeguan ata pse aktorja është në listë.

Por ajo nuk është e vetmja. Më poshtë keni listën e emrave të tjerë të njohur të showbiz-it që kanë hyrë në listë.

Personat më me ndikim në showbiz në 2025.
  • Scarlett Johansson (aktore)
  • Snoop Dogg (reper, sipërmarrës)
  • Ed Sheeran (muzikant, këngëtar, kompozitor)
  • Kristen Bell (aktore, producente)
  • Adrien Brody (aktor)
  • Blake Lively (aktore, producente)
  • Rosé (këngëtare, anëtare e BLACKPINK)
  • Nicole Scherzinger (këngëtare, aktore, personazh televiziv)
  • Jon M. Chu (regjisor, producent)
  • Danielle Deadwyler (aktore)
  • Demi Moore (aktore)
  • Lorne Michaels (producent, krijues i Saturday Night Live)
  • Nikki Glaser (komediane, personazh televiziv)
  • Adam Scott (aktor, producent)
  • Kristen Wiig (aktore, komike, skenariste)
  • Diego Luna (aktor, producent)
  • Daniel Dae Kim (aktor, producent)
  • Hiroyuki Sanada (aktor)
  • Mohammad Rasoulof (regjisor, skenarist)
  • Hozier (këngëtar, muzikant)
  • Myles Smith (aktor)
  • Yoshiki (muzikant, kompozitor, producent)
Lista do të prezantohet nga Meghan Markle

TIME do të prezantojë listën e plotë të njerëzve më me ndikim në botë për vitin 2025 në Nju Jork në Samitin TIME100 më 23 Prill dhe Gala TIME100 më 24 Prill. Ngjarja gala do të transmetohet si një ngjarje televizive më 4 maj në ABC.

Folësit në ngjarjen njëditore do të përfshijnë: Meghan, Dukesha e Sussex-it, aktorja dhe producentja Demi Moore, bashkë-CEO i Netflix, Ted Sarandos, aktori dhe sipërmarrësi Ryan Reynolds dhe komediania Nikki Glaser./Indeksonline/