Llapi shënon fitoren e dytë radhazi, mposht Feronikelin ’74 dhe largohet nga zona e rrezikshme

Llapi e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligë.
Para tifozëve vendas në stadiumin ”Zahir Pajaziti”, në Podujevë, Llapi e mposhti Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ardit Tahiri, pasi u tregua i sakt nga penalltia, në. minutën e 45-të.
Llapi me këtë fitore ngritet në vendin e shtatë në tabelë, me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini, derisa Feronikeli ’74 me këtë humbje edhe matematikisht bie nga Superliga, pasi ka 14 pikë./IndeksOnline/