Ferizaji merr tre pikë ndaj Malishevës

Ferizaji ka marr tre pikë të reja në Supoerligë.
Në ndeshjen e javës së 29-të, Ferizaji shënoi fitore në shtëpi ndaj skuadrës së Malishevës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Edon Sadriu ishte golashenuesi i vetëm i ndeshjes, në minutën e 39-të.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Ferizajit dhe aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 41 pikë.
Në anën tjetër, Malisheva ka 47 pikë dhe renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/