Mësohen përballjet gjysëmfinaliste të Champions League

Arsenal dhe Inter janë dy skuadrat e fundit të cilat kanë siguruar kualifikimin në gjysëmfinalen e Champions League për këtë sezon, duke iu bashkuar Barcelonës dhe PSG-së.
“Topçinjët” kaluan tutje pasi eliminuan kampionin në fuqi Real Madridin, me rezultat të përgjithshëm 5-2, derisa Inter eliminoi Bayern Munichun, me rezultat të përgjithshëm 4-3, shkruan IndeksOnline.
Tashmë janë mësuar edhe përballjet gjysëmfinaliste.
Barcelona do të përballet në gjysëmfinale me Interin.
Ndërkohë ndeshja tjetër gjysëmfinale zhvillohet mes Arsenalit dhe PSG-së.
Ndeshjet e para zhvillohen me 29 e 30 prill, derisa ato kthyese me 6 e 7 maj./IndeksOnline/