Avokati i policit të plagosur në Banjskë kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit e sulmit terrorist

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sot dolën përpara trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës.
Avokati i policit të plagosur Alban Rashiti deklaroi se provat e prezantuara nga prokuroria qëndrojnë, duke deklaruar se ky ishte sulmi më i rëndë prej pas luftës në Kosovë.
“Fatbardhësisht, që në rezistencën e parë, ata u ndaluan. Por, gjithsesi, ishte e rëndë për ne, pasi humbi jetën Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë, por të plagosur nga ky sulm janë e gjithë Policia e Kosovës”, deklaroi mes të tjerash avokati Naim Rudari.
Ai tha se për të dëmtuarin Alban Rashiti i bashkangjitet kërkesës për ndjekje penale, me të gjitha forcat e mundshme.
“Kërkoj nga trupi gjykues që, përfundimisht, tre të akuzuarit prezent të marrin dënimin e merituar, e që shpresoj të jetë aspak ndryshe përveç se i përjetshëm”, deklaroi Rudari./IndeksOnline/