75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 17 Prill 2025 / H F

Vendimi i qeverisë: Dëmshpërblim për çdo sulm ndaj banesave të policëve shqiptar

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilëve u dëmtohet prona si pasojë e detyrës.

Nëse shtëpia e një polici sulmohet me armë, eksploziv apo shkatërrohet gjatë një operacioni, shteti mund t’i ofrojë deri në 1 milonë lekë të reja, shkruan A2.

Por, dëmshpërblimi do të aplikohet vetëm nëse dëmi lidhet direkt me detyrën dhe ka kaluar për ndjekje penale në prokurori.

Vendimi i plotë:

Punonjësi i Policisë së Shtetit, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, përfiton kompensim të menjëhershëm financiar deri në 1 000 000 (një milion) lekë, sipas akteve të vlerësimit të dëmit.

Punonjësi i policisë e përfiton kompensimin e menjëhershëm financiar kur:

a) prona i është dëmtuar si pasojë e një vepre penale, e kryer në dëm të tij për shkak të detyrës, dhe rasti është referuar në prokurori, ose prona i është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit të saj nga punonjësi i policisë për përmbushjen e detyrave zyrtare.