75 Mall Live Search
22:27 / E Enjte, 17 Prill 2025 / Z S

Atentat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një atentat tronditi këtë mbrëmje kryeqytetin.

Sipas informacioneve paraprake, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata po marrin trajtim në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia, raporton Topchanel.

Ky është atentati i dytë brenda dy orësh në vend, teksa një vrasje mafioze ndodhi më herët në Lezhë, ku u eliminua Gjovan Prendi, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në të shkuarën./Indeksonline/