Kjo është Adriana Rama, u arrestua sot për kërcënimet që i bëri Dafina Zeqirit (Foto)

IndeksOnline më herët ka raportuar se sonte në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut është arrestuar Adriana Rama, e cila dyshohet se ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur dhe me forma të ndryshme këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.
Sipas burimeve të IndeksOnline, arrestimi ka ndodhur pasi Dafina e kishte denoncuar atë, e cila ka paraqitur dëshmi konkrete për kërcënimet që dyshohet se i janë bërë nga Rama.
Kërcënimet, të cilat janë raportuar të kenë ndodhur në rrjete sociale dhe përmes formave të tjera digjitale, kanë ngritur shqetësim serioz tek artistja dhe stafi i saj.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe mënyrën e veprimit të të dyshuarës./IndeksOnline/
Ekskluzive: Arrestohet Adriana Rama, kërcënuesja e Dafina Zeqirit – Indeksonline.net