Bilbao e Tottenham prekin gjysëmfinalen e Europa League

Atletiko Bilbao dhe Tottenham janë dy skuadrat e para gjysëmfinaliste të Europa League.
Skuadra spanjolle kaloi tutje pasi sonte shënoi fitore 2-0 ndaj Rangersit, derisa ndeshja e parë çerekfinale kishte përfunduar me barazim 0-0, shkruan IndeksOnline.
Oihan Sancet shënoi nga pika e bardhë në 45+4. derisa golin e sigurisë e shënoi Nico Williams, në minutën e 80-të.
Ndërkohë Tottenham siguroi gjysëmfinalen, pasi sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 1-0.
Ishte Dominic Solanke i cili shënoi nga penalltia në minutën e 43-të.
Tottenham kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1./IndeksOnline/