Manchester United tregohet skuadër e madhe, fiton me përmbysje spektakolare ndaj Lyonit dhe prek gjysëmfinalen

Një ndeshje spektakolare u zhvillua sonte në ”Old Trafford”, me Manchester United e cila arriti të kualifikohet në gjysëmfinalen e Europa League.
Në një ”dramë” të madhe”, United arriti të shënonte fitore ndaj Lyonit, me rezultat 5-4, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 7-6, shkruan IndeksOnline.
United shkoi në pushim me dy gola epërsi, pasi golat i shënuan Manuel Ugurte në minutën e 10-të dhe Diogo Dalot në 45+1.
Lyon u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke arritur të barazonte rezultatin.
Corentin Tolisso shënoi në minutën e 71-të, ndërsa Alexandre Lacazette pas shtatë minutave, barazoi shifrat në 2-2.
Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime, pasi edhe ndeshja e parëkishte përfunduar me barazim 2-2.
Lyon mbeti me një futbollist më pak, pasi Tolisso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por përkundër kësaj, skuadra franceze arriti të krijonte një epërsi prej dy golave në extra-time.
Rayan Cherki shënoi golin e epërsisë për Lyonin në minutën e 105-të, ndërsa Lacazette pas pesë minutave u tregua i sakt nga pika e bardhë.
Por mrekullinë më të madhe e bëri United e cila në vazhdim arriti të shënonte tre gola dhe të kualifikohet në gjysëmfinale.
Bruno Fernades shënoi nga pika e bardhë në minutën e 114-të dhe ngushtoi rezultatin në 3-4.
Kobbie Mainoo barazoi rezultatin në 4-4 në minutën e 120-të, derisa në aksionin e radhës, Harry Maguire vulosi fitoren e ”Djajve të kuq”.
Në gjysëmfinale, Manchester United do të përballet me Atletiko Bilbaon./IndeksOnline/