Shmanget një aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, tejkalim i çmendur i kamionit (VIDEO)

Një aksident i rëndë, që mund të ishte edhe fatal, është shmangur në minutat e para të ditës së sotme.
Në magjistralen Prishtinë-Gjilan, kamerat automatike të një automjeti kanë kapur momentin kur në një kthesë të theksuar, një kamion hyn në tejkalim të një kamioni tjetër.
IndeksOnline ka siguruar pamjet nga momenti kur aksidenti shmanget për “një qime floku”.