75 Mall Live Search
08:08 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / MSH

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, policia gjobitë një 20-vjeçar në Ferizaj

Policia në Ferizaj sot rreth orës 02:03 ka ndaluar shoferin F. S., 20 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Sipas policisë, ai po drejtonte një veturë Audi, me targa vendore, dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 96 km/h.

“Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Me këtë rast, policia ka apeluar të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, deklaron policia.