Gashi: Këtë çështje nuk mundet me e zgjidhë presidentja

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka arritur në Kuvend, ku pas pak minutash pritet të fillojë seanca për konstituimin e Kuvendit, e treta për këtë javë.
Para se të hyjë në ambientet e Kuvendit, Gashi u pyet nga mediat nëse LDK-ja ka reflektuar mbi qëndrimet e tyre karshi votimit të konstituimit.
“Për çka me reflektu? Ka zgjidhje plot. Mendoj se jemi në situatë delikate, por zgjidhja duhet të jetë e thjeshtë…” u shpreh Gashi.
Sipas tij, këtë çështje nuk mund ta zgjidhë presidentja Omsani, pasi është jashtë kompetencave të saj.
Ky është prononcimi i plotë i tij: