Xavi Simons planifikon largimin nga Leipzigu, klube të Premierligës të interesuara për të

Xavi Simons po mendon të largohet nga RB Leipzigu pas vetëm një viti.
Holandezi padyshim është një nga yjet e skuadrës në një sezon që nuk ishte nga më të mirët për Leipzigun.
Për të kanë shprehur interesim skuadrat e Premierligës, ndër to Manchester Unitedi dhe Liverpooli.
Por drejtuesit e Leipzig, kanë vendosur shifrën rreth 75 milionë euro për ta liruar holandezin nga kontrata.
Simons, ju kishte bashkuar zyrtarisht Leipzigut nga PSG verën e kaluar, pasi kishte qenë pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar në formë huazimi.
Ai ka bërë këtë sezon rreth 29 paraqitje, ku ka shënuar 10 gola dhe 6 asistime./IndeksOnline/