75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 20 Prill 2025 / Gj. Sh

Festohen Pashkët, mbahet mesha solmne në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

Me rastin e festës së Pashkëve, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur meshë solemne.

Fillimisht, meshën e ka drejtuar Don Agimi, së bashku me qytetarë të besimit katolik, të cilët e kanë lartësuar besimin e tyre përmes lutjeve dhe këngëve fetare.

Në fjalimin e tij Don Agimi tha se sot festojnë ditën në të ndritur të besimit të cilit i takojnë.

“Jezusi është shpresa jetësore. Lajmi për ngjalljen e Krishtit është lajmi më i rëndësishëm në historinë e njerzimit”, tha ai.

Kështu besimatarë katolik po shënojnë njërën nga festat më të rëndësishme në kalendarin krishter.