75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 20 Prill 2025 / AR

Egli takohet me familjarët e Gjestit (video)

Këngëtari nga Kosova, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai ishte në një garë të ngushtë me Rozana Radin, ku arriti të fitojë plot 100 mijë euro.

Artisti pejan u shfaq tejet i emocionuar në momentin kur iu thirr emri, ndonëse iu gëzua fitores në masë të madhe.


Egli Tako nga ana tjetër u rendit si finalistja e katërt, e në vend të tretë ishte aktori Laert Vasili.


Bukuroshja, e cila ka nisur një lidhje me Gjestin, pas përfundimit u takua me prindërit e fituesit.


Në një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ajo shihet duke biseduar me ta.

Gjesti nga ana tjetër është akoma skeptik sa i përket marrëdhënies së tyre.