75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 21 Prill 2025 / mp

Osmani: Populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës, trashëgimia e tij do të jetojë në pafundësi

Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, ndërsa shkroi kështu në një postim në X:

“Populli i Republikës së Kosovës u bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të shenjtërisë së tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.

Osmani tha se “trashëgimia e tij do të jetojë në pafundësi në jetët e panumërta që ai preku”.

“Ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që e çojnë përpara mesazhin e tij të qëndrueshëm për shpresë, paqe dhe dinjitet njerëzor”, shkroi ajo.

Kreu i kishës katolike vdiq në moshën 88-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.