Murati: Çdo herë ekziston opsioni i zgjedhjeve, po synojmë të mos vjen puna deri aty

Deputeti i VV Hekuran Murati tha se partitë opozitare po vazhdojnë ta bllokojnë procesin e konstituimit të kuvendit.
Ndërsa tha se çdo herë eksizton opsioni i zgjedhjeve, por synojnë që të mos vjen puna deri aty.
“ Kryetari dhe nenkryetaret duhet të votohen nga të gjitha partitë. Pastaj vjen radha e mandatarit për qeverinë. Kandidati jonë është Albulena Haxhiu, është propozim i partisë fituese, që është e drejtë ekskluzive e saj. Po shihet që partitë opozitare nuk e kanë ndërmend të zhbllokojnë procesin, duhet të ulemi dhe të dakordohemi. Partitë opozitare vazhdojnë taktikat bllokuese. Çështja e votave për mandatarin e qeverisë, është pasi të zhbllokohet procesi. Çdo herë ekziston opsioni i zgjedhjeve, synojmë që të mos vjen puna deri aty. Dhe për shkuarjen në zgjedhje, duhet të konstituohet kuvendi, është hap i pakapërcyeshem”, tha ai. /Indeksonline/