Dështimi i seancës konstituive, Krasniqi: Kryesuesi veproi në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me obligimet kushtetuese

Për të katërten herë sot ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në fillim të seancës deputeti i VV-së Glauk Konjufca tha se partia e tij kërkon kohë shtesë, pasi që partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kanidatën e tyre të porpozuar Albulena Haxhiun.
Menjeherë pas kësaj kryesuesi i seancës konstituive Avdni Dehari mbylli seancën.
E lidhur me këtë ka reaguar analisti politik Albert Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese, duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit.
“Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.