75 Mall Live Search
09:46 / E Martë, 22 Prill 2025 / L K

Google dërgoi një paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail-it: “Fshijeni këtë email tani”!

Google ka konfirmuar se ka pasur një sulm të sofistikuar ndaj të dhënave të 1.8 miliardë përdoruesve të Gmail, duke e shtyrë gjigantin e teknologjisë të lëshojë një paralajmërim urgjent.

Sulmi u raportua fillimisht nga Nick Johnson, një zhvillues që punon për platformën e kriptomonedhës Ethereum.

Sulmet e phishing-ut si ky synojnë të mashtrojnë përdoruesit që të ndajnë informacionin e tyre personal me hakerët, të cilët më pas mund ta përdorin atë për të vjedhur identitete ose para.

Qëllimi është që mesazhi të duket sa më legjitim që të jetë e mundur për të mashtruar përdoruesit që të besojnë se po i japin informacion një kompanie të besuar.

Kjo është arsyeja pse hakerët përdorën Google Sites-in në këtë sulm të Gmail, sepse ata e dinë që njerëzit do të shohin domenin google.com dhe do të mendojnë se gjithçka është në rregull./Indeksonline.