Sillen para drejtësisë gjashtë të arrestuarit për vrasjen e rreshterit Lika, masa të rrepta sigurie

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.
Indeksonline ju sjell pamjet e të dyshuarve nën masa të rrepta siguri janë sjellë para Gjykatës së Ferizajt.
Kujtojmë se Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Gazmend Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës si edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, dhanë detaje për dyshimet e para që çuan te vrasja./Indeksonline/