Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë: Lëndohet rëndë një këmbësor

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 14:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës policja e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nëna Terezë”në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në polici”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/
