Kryetari i Shterpcës kundërshton aksionin policor

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, është paraqitur në vendin e ngjarjes ku Policia e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse po zhvillojnë një bastisje në një kompani ilegale të pastrimit të mbeturinave.
Në vend që të bashkëpunojë me autoritetet, Jevtiq ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë aksion, duke tentuar ta minimizojë ndërhyrjen ligjore.
Sipas burimeve të Indeksonline, Jevtiq ka bërë përpjekje të ndërhyjë në procedurat e policisë, duke kundërshtuar veprimet e organeve të rendit dhe duke mbajtur një qëndrim sfidues ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.
Indeksonline ju sjell pamje dhe përballjen e plotë nga vendi i ngjarjes.