Abdixhiku paralajmëron padi penale ndaj Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë para mediave se nëse VV-ja gjatë këtyre dy ditëve nuk ka bërë ndonjë marrëveshje politike, seanca sot do të jetë sërish e kotë.
Abdixhiku ka paralajmëruar se do të bëjnë padi penale ndaj Kurtit pasi që sipas tij ai po shkon jashtëligjshëm në objektin e qeverisë.
“Ai është vetëm deputet, kaq” ka thënë kreu i LDK-së./Indeksonline/