75 Mall Live Search
12:25 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / MSH

Zemaj kritikon MSH-në për rritjen e çmimeve të barnave

Armend Zemaj i LDK-së ka akuzuar për mashtrim Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se nën udhëheqjen e qeverisë në ikje janë shtrenjtuar medikamentet.

“Ministria e Shëndetësisë na premtoi se medikamenti “Travazol” do të kushtonte vetëm 1.51 euro. Sot, çmimi është 4.83 euro. Ky është vetëm një nga shumë rastet që mbi 40% e barnave kanë pësuar rritje të çmimeve, shumë prej tyre ekstreme. Po flas për këtë, sepse pati jehonë mediatike, pati premtime të drejtpërdrejta. Dhe asgjë nuk u mbajt”, u shpreh Zemaj përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se qeveria në ikje e ka vështirësuar jetën e pacientit dhe çdo qytetari.

“. Kur një prind nuk ka mundësi të blejë një krem për fëmijën e vet, kur një i moshuar detyrohet të zgjedhë mes bukës e barnave – kjo nuk është më dështim, është padrejtësi”, shtoi Zemaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pasurimi në emër të pacientit është i pafalshëm.

Qeveria – Ministria e Shëndetësisë na premtoj se medikamenti “Travazol” do të kushtonte vetëm 1.51 euro. Sot, çmimi është 4.83 euro. Ky është vetëm një nga shumë rastet që mbi 40% e barnave kanë pësuar rritje të çmimeve, shumë prej tyre ekstreme. Po flas për këtë sepse pati jehonë mediatike, pati premtime të drejtpërdrejta. Dhe asgjë nuk u mbajt.

Keqpërdorimi është evident. Heshtja është bashkëfajësi.

Kjo qeveri ne ikje e ka rritur varfërinë. E ka vështirësuar jetën e pacientit dhe të çdo qytetari. Kur një prind nuk ka mundësi të blejë një krem për fëmijën e vet, kur një i moshuar detyrohet të zgjedhë mes bukës e barnave – kjo nuk është më dështim, është padrejtësi.

Shëndeti është e drejtë, por për qeverinë në ikje është biznes.

Qytetarët meritojnë dinjitet, jo mashtrim.